Rashica mund të largohet nga Besiktas, klubi turk ‘vershohet’ me oferta për kosovarin

Milot Rashica mbetet një nga emrat më të kërkuar në afatin e transferimeve të verës.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane, por Besiktas duket se nuk është i gatshëm ta lërë të largohet lehtë, raporton IndeksOnline.

Së fundmi, pas disa skuadrave nga Bundesliga që kanë shfaqur interes, kontakte kanë pasur edhe dy gjigantët portugezë, Benfica dhe Porto.

Megjithatë, këto bisedime nuk kanë avancuar konkretisht, pasi ofertat e bëra deri tani nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar nga Besiktas.

Klubi turk e konsideron Rashicën si një element të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm dhe nuk do të pranojë ta shesë për një shumë të ulët, pavarësisht interesimit të madh që ai po zgjon nga ekipet e mëdha evropiane. /IndeksOnline/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME