Sulmuesi japonez Takumi Minamino shënoi dy gola për Monaco në fitoren 3-0 ndaj Strasburgut.
28-vjeçari Minamino realizoi në minutën e 20-të në Stade Louis-II, me një goditje të fuqishme nga jashtë zona, shkruan LIG Sport.
Ish-lojtari i Salzburgut dhe Liverpool-it dyfishoi epërsinë për skuadrën e Adi Hutter 16 minuta më vonë, kur ai shënoi me kokë pas krosimit të Caio Henrique.
Minamino poashtu asistoi për Wissam Ben Yedder për golin e tretë të Monacos.
Pasi ka regjistruar gjithashtu një asist në fitoren e Monacos në raundin e parë ndaj Clermont, Minamino ka bërë një fillim fantastik në sezonin e tij të dytë në Ligue 1 pas një sezoni të vështirë debutues në të cilin ai pa veprime të kufizuara dhe shënoi vetëm një herë.