Ka luajtur në Angli e Barcelonë, sulmuesi ‘kuqezi’ vendos për të ardhmen në Superligën e Turqisë

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj të ardhmen do ta kalojë në Superligën e Turqisë.

Siç raporton gazetari shqiptar në rrjetet sociale, Klaudio Ndreca, futbollisti shqiptar do të nënshkruaj kontratë me Sivassporin, shkruan LIG Sport

Manaj momentalisht është ‘lojtar i lirë’ prandaj do të vendos për të ardhmen vet dhe duket se dëshiron ta provojë edhe ligën e Turqisë.

26-vjeçari ka luajtur për shumë klube, përfshi gjigantët europian si Barcelona dhe Inter. Ai poashtu ka qenë pjesë e Watfordit, Granadas dhe Spezias.

Vlera e tij momentale në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon në 1.2 milionë euro.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME