Ansu Fati largohet përfundimisht nga Barcelona, afër marrëveshjes me skuadrën franceze

Ansu Fati pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona gjatë verës.

Sulmuesi 22-vjeçar është afër marrëveshjes me skuadrën e Monacos, shkruan IndeksOnline.

Skuadra franceze ka bërë ofertën fillestare në drejtim të Barcelonës, për huazim me klauzolë blerjeje.

Në ofertë gjithashtu është përfshirë një klauzolë e rëndësishme, ku në rast se Monaco vendos ta shes Ansu Fatin në të ardhmen, do të përfitonte edhe skuadra katalanase.

Fati është i hapur për këtë transferim, pasi Monaco dëshiron ta bëjë atë një nga lojtarët kyç për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME