Armend Thaqi pritet të ndryshoj ambient, mëson ekskluzivisht Gazeta OLLE.
Thaqi ka katër ndeshje që nuk grumbullohet fare me skuadrën e tij, CFR Cluj, dhe palët po diskutojnë për një ndërprerje të kontratës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, është duke u ndjekur nga dy gjigandët e futbollit kosovar, ku ditët në vijim do jenë vendimtare për të ardhmen e njërit nga mbrojtësve më të mirë në historinë e futbollit kosovar.
Si mëson Gazeta OLLE, Prishtina dhe Gjilani janë në luftë për të siguruar shërbimet e Thaqit, ku më parë mbrojtësi ishte pjesë e dy skuadrave.