As Mbappe e as Raphinha, ky është lojtari më i shpejtë në botë

Lojtari i Santa Clara në elitën e futbollit portugez ka lënë mbresa të mëdha me shpejtësinë e arritur në fushën e lojës.

Gabriel Silva arriti shpejtësinë prej 40.3 kilometra në orë.

Sipas “GPS Data”, Silva tashmë llogaritet si lojtari më i shpejt në botë.

Gabriel Silva është pjesë e Santa Claras që nga viti 2023, kur i ishte bashkuar nga Palmerias për 1.5 milionë euro.

Këtë sezon, Gabriel ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 3 asistime në Ligën e Portugalisë.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME