Skuadra e Ronaldos, Al Nassr ka mposhtur Shabab Al Ahli me rezultatin 4-2, për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Golin e fundit në këtë duel e ka shënuar mesfushori, Marcelo Brozovic, pas asistimit të Cristiano Ronaldos.
Brozovic shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zona në minutën e fundit të sfidës.
Me këtë fitore, Al Nassr ka siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Kampionëve në Azi.
Më poshtë keni golin e kroatit Brozovic dhe asistimin e Ronaldos:
🚨GOAL | AL-NASSR 4-2 AL-AHLI DUBAI | BROZOVIC PIC.TWITTER.COM/5PFRFR6GNC
— VAR TÁTICO (@VARTATICO) AUGUST 22, 2023