Një kthesë nga Al Hilal, gjiganti saudit i futbollit që kërkon me dëshpërim një trajner të ri pas “divorcit” nga Jorge Jesus.
Klubi i Ligës Profesionale Saudite është i etur të nënshkruajë një trajner që do të shkëlqejë në Kupën e Botës për Klube pas rreth dy javësh.
Oferta, sipas gazetës franceze, është mbi 100 milionë euro për vetëm një sezon, me mundësinë e marrjes së drejtimit të ekipit kombëtar francez në fund të kontratës së tij.
Por Zidane e refuzoi ftesën, duke pasur plane të tjera në mendje për të ardhmen. Dhe kjo mund ta forcojë më tej kandidaturën e Simone Inzaghit dhe përpjekjen e arabëve për ta rrëmbyer atë nga Interi.