E ardhmja e Armando Brojës, Chelsea e sheh sulmuesin shqiptar njëlloj si Lukakun

Armando Broja i ka dhënë lamtumirën Chelsea në janar për t’u huazuar te Fulhami. Por për sulmuesin shqiptar, duket se ditët e tij te blutë e Londrës kanë përfunduar.

Sipas mediave britanike, emri i sulmuesit është në listën e lojtarëve që do të largohen gjatë merkatos së verës, sido që të paraqiten në muajt në vijim të këtij sezoni.

Arsyeja është se Chelsea kërkon të rregullojë bilancet financiare dhe në këtë mënyë, i duhen të ardhura që sigurohen vetëm nga shitja e futbollistëve

Sipas “The Telegraph”, emri i Brojës është në listën prej 7 futbollistësh që klubi ka projektuar si emrat që duhen sakrifikuar për të përmirësuar situatën e bilanceve financiare, pas një viti ku kanë bërë shpenzime të çmendura.

Përkrah sulmuesit shqiptar janë edhe Lewis Hall, Marc Cucurella, Ian Maatsen, Trevoh Chalobah, Romelu Lukaku dhe Conor Gallagher të cilët janë gjithashtu emra të cilët do t’i japin lamtumirën përfundimisht në verë klubit.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME