E BUJSHME/ “I padëshiruar” te zikaltërit, Kristjan Asllani shumë pranë transferimit te rivalët e Interit

E ardhmja e Kritsjan Asllanit me shumë gjasa do të jetë te Fiorentina në sezonin e ri. Kështu raportojnë mediat italiane pranë Interit.

Trajneri i “vjollcëve” Stefano Pioli ia ka bërë të qartë bordit se e dëshiron me patjetër mesfushorin shqiptar në ekip.

Interi i ka ulur pretendimet nga 18-20 milionë euro për 23-vjeçarin, në 15 milionë euro. Përveç Fiorentinës, të interesuar për shërbimet e Asllanit janë edhe Real Betis e Bolognia.

Kartoni i Kristjanit sipas “Transfermarkt” është 13 milionë euro, ndërsa ka kontratë me Interin deri në vitin 2028.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME