Edhe pse 35 vjeçar, Muller refuzon skuadrën e madhe

Fiorentina thuhet se ka bërë një përpjekje për të nënshkruar me Thomas Muller si lojtar i lirë në fund të sezonit, por që sulmuesi i Bayern Munichut ka refuzuar propozimin e tyre.

35-vjeçari së fundmi është bërë i disponueshëm në treg pasi klubi i tij njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën e tij, që do të thotë, se pas qëndrimit 17-vjeçar në “Allianz Arena” kjo aventurë do të përfundojë.

Duke pasur parasysh klasin e tij dhe përvojën fituese, Muller pritet të tërheqë interes nga shumë klube evropiane dhe duket se Fiorentina lëvizi shpejt për të provuar dhe siguruar shërbimet e tij.

Gazetari i Sport Bild, Christian Falk konfirmoi se Viola i kishte ofruar Mullerit një lëvizje në “Stadio Artemio Franchi” në fund të sezonit, ai gjithashtu shtoi se lojtari nuk është ‘i interesuar’ për t’iu bashkuar Serie A.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME