Ekipi i Jasir Asanit pranon ofertë zyrtare për anësorin kuqezi

Jasir Asani është kthyer të luajë për Gwangju në Korenë e Jugut.

Së fundmi nga mediet turke zbulohet se për sulmuesin e Kombëtares shqiptare ka pasur ofertë zyrtare nga Hatayspor.

Deri tani ishte përfolur Las Palmas në Spanjë. Ky është destinacion i ri për Asanin.

Mbetet për t’u parë çfarë do vendosë klubi nga Korea. Kujtojmë se kontrata atje përfundon në fundin e këtij viti.

Asani nuk ka kaluar periudhë të mirë prej rreth 1 viti. Kjo për shkak se klubi i Gëangju vendosi ta ulë në stol sulmuesin shqiptar, pasi nuk pranoi rinovimin.

Palët duket se po shkojnë drejt një marrëveshje. Elita e futbollit turk do të priste Asanin, teksa kujtojmë se aty luan dhe Ernest Muçi nga Kombëtarja shqiptare.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME