Skuadra e Premier League, Sunderland është duke kërkuar një mesfushor gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka shihet si “pole position” për ekipin nga Premier Leauge, shkruan Indeksonline
Xhaka është duke u kërkuar me ngulmë nga ekipi që do bëjë gara në elitën e futbollit anglez gjatë sezonit të ri 2025/26.
Nuk dihet shuma e ofruar, por deri tani po raportohet se bisedimet mes agjentit dhe klubit kanë filluar.
Xhaka ishte pranë kalimit në AC Milan, por marrëveshja dështoi në momentin e fundit./Indeksonline/