Elseid Hysaj do largohet nga Lazio, por vetëm një ekip është i interesuar për ta transferuar

Elseid Hysaj duket gjithnjë e më larg Lazios. Mbrojtësi i Kombëtares nuk është në planet e trajnerit, Marco Baroni.

Ky i fundit nuk e shikon pjesë të formacionit të tij dhe në këto kushte largimi duket i pashmangshëm për Hysajn.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se e ardhmja e shqiptarit në fakt është në “udhëkryq”. Kjo pasi aktualisht ka interesime vetëm nga një ekip nga Arabia Saudite.

Ndërkohë oferta të tjera momentalisht nuk ka asnjë në zyrat e klubit italian.

Menaxheri i lojtarit prej javësh po punon që të gjejë një ekip të ri për sezonin e ri, por ende nuk duket asgjë.

Kujtojmë se lojtari te Lazio merr 2 milionë euro në sezon, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME