Ilkay Gundogan mund të largohet nga Barcelona | E pret oferta marramendëse

Ilkay Gundogan mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje verore.

Mesfushori gjerman po mendon që të kënaqë vetëm përsa i përket kushteve ekonomike, dhe diçka të tilla Barcelona nuk ia mundëson.

Ofertat për Gundogan nuk mungojnë, aty ku Galatasaray ka shfaqur interes në javët e fundit. Por, oferta stratosferike vjen nga Katari.

Është klubi i Al Sadd që kërkon të transferojë Gundogan, madje i kanë ofruar këtij të fundit një pagë të majme, prej 20 milionë eurosh në sezon.

Kontrata e paraqitur në tavolinë është 3-vjeçare dhe tashmë gjithçka është në dorën e vetë futbollistit.

33 vjeçari ka edhe 1 vit kontratë me Barcelonën dhe me shumë mundësi rinovim nuk do të ketë. Në këto kushte, Barça s’dëshiron ta humbasë falas, por të fitojë ndonjë cent nga largimi i mesfushorit.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME