Ismajli largohet nga Empoli: E ardhme e pasigurt për disa kuqezinj

Ekipet europiane kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. Për një pjesë të futbollistëve të Kombëtares përflitet se mund të ndryshojnë ekip.

Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli, pasi nuk pranoi të rinovonte deri në 2028.


Të interesuar për të janë disa ekipe në Serie A, përfshi Napoli dhe Juventus. 

28-vjeçari luan në Itali prej Shtatorit të 2020 ku nga Hajduk Split u transferua te Spezia.

Mbrojtësi Adrian Bajrami mund të huazohet nga Benfica te skuadra tjetër e Ligës së Parë portugeze, Estroil sipas gazetës “A Bola”.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME