Juventus nuk heq dorë nga mbrojtësi i Kombëtares, por i shton rivalët shqiptarit

Mario Mitaj vazhdon që të jetë në “radarët” e Juventusit. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, është ende një opsion për ekipin bardhezi, por së fundmi i është shtuar një rival.

Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur të mendojnë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Deri më tani, dy janë emrat konkretë për atë rol, ku Mario Mitajt i është bashkangjitur Fran Garcia.

Ky i fundit momentalisht është pjesë e Real Madrid, por jo si zgjedhje e parë. Në këto kushte, me shumë mundësi Garcia do të largohet nga “Los Blancos”. Vlen të përmendet se një tjetër opsion për Juventusin është edhe lojtari i Lazios, Nuno Tavares.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME