Ndeshja e ardhshme e Kombëtares së Shqipërisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 zhvillohet në qershor më datën shtatë kundër Serbisë.
Gazetari shqiptar, Kristi Sejatllari në rrjetet sociale raporton se kjo ndeshje mund të zhvendoset në “Elbasan Arena”, shkruan Indeksonline
“Në korridoret e FSHF-së flitet se ekziston mundësia që ndeshja Shqipëri-Serbi, për arsye sigurie, të spostohet për tu luajtur në Elbasan Arena”, ka shkruar Sejatllari në rrjetet sociale
Stadiumi “Elbasan Arena” ka një kapacitet (12 mijë vende) dukshëm më të vogël sesa “Air Albania” (22 mijë vende)./Indeksonline/