Cagliari siç duket është “dashuruar” me futbollistët shqiptarë.
Pas Alen Sherrit, drejtuesit kanë “piketuar” edhe Mirlind Dakun.
Për repartin e sulmit kërkohen përforcime dhe sulmuesi kuqezi duket se përmbush kërkesat e drejtuesve, të cilët janë hedhur në “aksion” për transferimin e tij.
Sipas “RPL Sky” bëhet me dije se skuadra italiane ka bërë ofertë për shërbimet e 26-vjeçarit.
5 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh, që kanë të bëjnë me performancën e lojtarit, me numrin e ndeshjeve, golat dhe asistet.
Por pavarësisht kësaj oferte, te Rubin Kazan vazhdojnë të rezistojnë për sulmuesin kuqezi.