Në Spanjë janë të bindur se Al Nassr ka bërë gati një kontratë të re për Kristiano Ronaldon.
Kushtet e akordit të ri janë të parefuzueshme dhe mendohet se firma është vetëm çështje kohe.
Mediet spanjolle nuk bëjnë me dije afatet e akordit të ri edhe pse kanë zbuluar disa aspektë të tjera të rëndësishme.
Mësohet se 40-vjeçari do të paguhet 15,2 milionë euro në muaj. Kjo do të thotë se ai do të përfitojë rreth 3,8 mln euro në javë pra 550 mijë euro në ditë.