Liverpool pasi përjetësoi numrin 20-të të Diogo Jota tashmë ka vendosur të bëjë një tjetër gjest fisnik për familjen e futbollistit.
Anglezët kishin kontratë me portugezin edhe për 2 sezonet e ardhshme.
Pikërisht kësaj kontrate do t’iu përmbahen drejtuesit. Këto të fundit do të paguajnë pagën e Jota te gruaja e tij, Rute, për t’i ardhur në ndihmë asaj dhe 3 fëmijëve.
Ndërkohë vlen të theksohet se homazhe të shumta po mbahen në Portugali në qytetin Gondomar në nder të Jota dhe vëllait të tij, Andre.
Dyshja humbën jetën 2 ditë më parë në një aksident, ku makina e tyre pas përplasjes ka shpërthyer në flakë. Fakteqësisht asnjëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte.