Mbappe edhe më afër Real Madridit, PSG tashmë ka pasuesin e francezit

Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës, Xavi Simons, mund të luajë një rol vendimtar në rikthimin e tij tek Paris Saint-Germain në vitin 2024.

Largimi i tij nga Barcelona e lejoi holandezin të kalonte tek PSG-ja si lojtar i lirë, por aventura e tij në kryeqytetin francez nuk ka shkuar siç duhet.

PSG aktivizoi klauzolën e lirimit të Simons në vitin 2023, pas një sezoni të shkëlqyer me PSV Eindhoven në Holandë, por ata menjëherë e dërguan atë në huazim te Leipzig për sezonin 2023/24.

Megjithatë, sipas raportimeve nga Diario AS, pozicioni i Simons në Paris mund të ndryshojë në varësi të së ardhmes së Kylian Mbappe në kryeqytetin francez.

Nëse Mbappe vendos ta vazhdoj karrierën diku tjetër, Simons mund t’i jepet një rol më i madh në ekip, bazuar në formën që po kalon në Gjermani

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME