FSHF-ja pak ditë më parë u dënua nga FIFA për thirrje diskriminuese nga tifozët me 20 mijë franga dhe me 20% mbyllje të stadiumit, prioritet tribunat pas porte. Vendim ky që do të zbatohet në sfidën e ardhshme me Serbinë.
Po çfarë ka ndodhur saktësisht në duelin me Andorrën, që “detyroi” FIFA-n të reagonte me “dorë të hekurt” ndaj FSHF-së?
Siç shihet në dokumentet e FIFA-s pas procesit disiplinorë ka të bëjë me disa thirrje të tifozëve shqiptarë kundër Serbisë.
Saktësisht në orën 20:48, 3 minuta pas fillimit të sfidës me Andorrës është dëgjuar në kor nga tribuna N103, ku janë pozicionuar edhe tifozët kuqezi thirrje “Vriti, vriti, vriti serbët”. Thirrje këto që sipas FIFA-s kanë zgjatur diku tek 15-20 sekonda, ndërsa kjo ka nxitur urretje ndëretnike dhe dhunë ndaj serbëve.