Mësohet data se kur do të luhet “Finalissima”

Është bërë e ditur data se kur do të zhvillohet “Finalissima”.

Kampioni i Evropës, Spanja do ta zhvillojë këtë ndaj kampionit të Amerikës Jugore dhe Botës, Argjentinës.

Kjo do të përballja e parë në mes Lionel Messit dhe yllit në ngritje të Barcelonës, Lamine Yamal.

Rafael Louzán dhe Claudio Tapia u shoqëruan nga përfaqësues të UEFA-s , të përfaqësuar nga zëvendëssekretari i përgjithshëm Giorgio Marchetti, dhe të Conmebol-it nga sekretari i përgjithshëm José Manuel Astigarraga, me qëllim afrimin e qëndrimeve në kërkimin e një date dhe vendi për edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni.

Ndeshja do të luhet gjatë dritares së FIFA-s në mars, midis datave 23 dhe 31, në Evropë ose në SHBA.

Argjentina është kampionia aktuale e “Finalissima”, e cila e mposhti Italinë në “Wembley” me rezultat 0-3./IndeksOnline/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME