E ardhmja e Rodrygos te Real Madridi duket e pasigurt.
Sulmuesi prej kohësh mendon largimin dhe destinacioni më i mundshëm duket Anglia.
Janë plot tre klube që duan shërbimet e brazilianit. Manchester City dhe Arsenal e ndjekin prej kohësh, ndërsa në garë është shtuar edhe Chelsea.
Sipas “Goal Brasil”, blutë e Londrës kanë nisur kontaktet e para me Real Madrid, për të kuptuar mundësitë e një transferimi të mundshëm në të ardhmen.
Chelsea po bën gati një ofertë për Rodrygon, e cila do të shqyrtohet nga klubi spanjoll.
24-vjeçari ka pasur një sezon me ulje-ngritje të shumta, ndërsa numëron 13 gola të shënuar dhe 10 asistime.