Futbolli kosovar u trondit para një jave pas një aksidenti që ndodhi në ndeshjen Gjilani-Malisheva, ku në një duel në ajër, futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, mori lëndime të rënda.
Përmes një postimi në facebook, Bilalli ka reaguar duke bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore qenka përmirësuar, ai ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor që u kujdes për të.
Ai ka thënë se me ndihmën e Zotit do të kthehet edhe më i fortë.
”Me lejen e Zotit shpresoj dhe premtoj se do te kthehem edhe me i forte se si kam qene.” ka shkruar futbollisti.
Postimi i plotë: