Presidenti i Rubin Kazan flet për Dakun: “E kërkojnë nga ekipet e mëdha…”

Mirlind Daku është në kërkim prej kohësh për t’u larguar nga Rubin Kazani. Sulmuesi shqiptar pret që të jetë pjesë e kampionateve kryesore në Europë, por ende nuk është mbyllur me sukses një marrëveshje.

Kjo edhe për shkak të pretendimeve të klubit rus, që kërkon më shumë nga çfarë ofrojnë klubet e tjera. Presidenti i Rubin Kazanit ka folur në lidhje me këtë temë: 

“Ai ka një kontratë për të gjithë vitin e ardhshëm. Ka oferta për ta blerë, por është i shtrenjtë. Pothuajse të gjithë lojtarët tanë janë rritur disa herë në çmim në krahasim me atë për sa i kemi blerë, përfshirë Dakun.

Klubet si në Spanjë ashtu edhe në Itali po tregojnë interes për të. Do të nisemi nga dëshirat e tij dhe synimet tona për sezonin e ardhshëm”, tha Marat Safiullin. /Sport Ekspres/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME