Shqipëria ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Kroacisë në një ndeshje dramatike falë golave të Lacit dhe Gjasulës, më poshtë gjeni intervisën e Sylvinho në “Klan”:
Silvinjo: “Unë mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Me gjithë respektin e botës për Kroacinë, komplimente lojtarëve të tyre dhe Dalic për gjithcka kanë bërë, por unë mendoj se sot ishim ne vërtet mirë.
Nuk e mbyllëm ndeshjen dot, më pas pësuam dy gola që u bë shumë e vështirë. Pesë minutëshi i fundit do të mbetet në mendjen e të gjithë shqiptarëve. Këtë ndeshje do ta mbajmë mend gjithë jetën.
Kemi lojtarë që po përfitojnë shumë eksperiencë nga e gjitha kjo. Ndeshjen e vendos rezultati se po të hynte ai topi i Manajt ndaj Italisë, sot do të ishim këtu duke folur ndryshe.
Pësuam dy gola të shpejt prapë? E dini si përmirësohet kjo? Duhet të luash në Europian më shpesh, duke shkuar në Botëror, kështu përmirësohet”.