“Telenovela Jashari” pritet të zgjasë, lajme jo të mira për Milanin dhe Taren

Ditën e djeshme, Milani përforcoi mesfushën me transferimin falas të Luka Modricit, i cili ka sjellë kualitet të jashtëzakonshëm te kuqezinjtë.

Por “Djalli” nuk do të mjaftohet vetëm me ardhjen e veteranit kroat në ekip.

Milani prej kohësh kërkon të firmosë me Ardon Jasharin, por këmbëngulja e Club Brugge për ta mbajtur shqiptarin në ekip i ka vështirësuar negociatat. Një lajm jo i mirë ka shkuar në ambientet e italianëve pak më parë.

Siç raportojnë mediat italiane, Ardon Jashari është paraqitur ditën e sotme në qendrën stërvitore te Club Brugge. Kjo ka sjellë tjetër pesimizëm në kampin e Milanit që kërkon me çdo kusht shqiptarin.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME