VIDEO/ E tepron Harry Kane, sulmuesi anglez shënon nga mesi i fushës në Bundesliga

Skuadra e Bayern Munich është duke e shkatërruar Darmstadin me rezultatin 7-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Bundesliga.

Një supergol në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, shkruan LIG Sport

Kane shënoi një gol nga mesi i fushës, pasi pa portierin kundërshtar që kishte dalë nga zona e 16-metërshit.

Kujtojmë që në këtë ndeshje janë ndëshkuar me karton të kuq tre lojtarë, në mesin e tyre edhe shqiptari Klaus Gjasula.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME