VIDEO/ Mirlind Daku tregon se po kthehet në formë, në stërvitje po tregon klasin me Rubin Kazanin

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është duke punuar shumë dhe së fundmi ka treguar potencialin e tij në stërvitje me Rubin Kazan.

Daku mrekullisht mori topin me gjoks dhe më pas realizoi një gol të bukur me thembërr, duke treguar se po i kthehet formës së dikurshme, shkruan LIG Sport

Ish-lojtari i Ballkanit nuk u ftua nga Sylvinho për dy ndeshjet miqësore të Kombëtares së Shqipërisë dhe ky ishte mesazh i çartë për Dakun, i cili mund ta humbas edhe Euro 2024 nëse nuk bën paraqitje të mira në Rusi.

Mirlind Daku ka shënuar vetëm katër gola dhe ka bërë një asist në 18 ndeshje me klubin rus.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME