VIDEO/ Nuk bën t’iu humbet ky gol spektakolarë i Walter Bou në Argjentinë

Çdo gol në minutën e fundit të shijon, sidomos kur i siguron fitoren skuadrës.

Megjithatë Walter Bou është përkujdesur për t’i dhënë një fund spektakolar ndeshjes Lanus – Tigre në Argjentinë, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 90-të për t’i dhënë edhe fitoren skaudrës së tij 3-2.

Sulmuesi argjentinas ka realizuar golin e vitit në këtë sfidë, pasi pranoi një top nga Sanabria dhe me revoshatë realizoi jashtë zonës së 16 metërshit për rezultatin përfundimtar 3-2.

Lanus nuk ka ngurruar ta publikojë golin në rrjetet sociale dhe klubi argjentinas janë të bindur se ylli i tyre do ta fitojë çmimin ‘Puskas’ nga FIFA si goli më i bukur i vitit 2024.

Sigurisht që ky ishte një nga golat më të bukur të vitit, por mbetet të shihet nëse Bou do ta fitojë çmimin nga FIFA. 

Ja pamjet nga goli i shënuar: /Telegrafi/ 

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME