Chelsea ka një shans për të shpëtuar sezonin në FA Cup.
Skuadra e Pochettino-s ka zhvilluar një sezon zhgënjyes në Premier dhe do të mbetet pa kompeticione europiane edhe sezonin e ardhshëm.
Blutë, në fakt, mbajnë vendin e 11-të në renditjen e kampionatit me 39 pikë, 14 larg zonës europiane.
Kështu, shpresa e vetme për të shpëtuar sezonin për londinezët është Kupa e Anglisë, ku përballen në çerekfinale me Leicester-in.
Pjesa e parë e sfidës që po luhet në Stamford Bridge është mbyllur në avantazh 2-0 në favor të vendasve falë golave të Cucurella-s (13′) dhe Palmer (45+1′).
Megjithatë, rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë për Chelsea-n nëse Sterling nuk do të kishte gabuar një penallti në minutën e 26-të dhe një tjetër rast të pastër pak para golit të Palmer.
Miqtë, në fakt, kanë arritur të ngushtojnë diferencat falë një autogoli të pabesueshëm të Disasi në minutën e 51-të.