VIDEO/ S’bën t’iu humbet ky eurogol i shënuar nga Mohammed Kudus kundër Freiburg

Skuadra e West Ham është kualifikuar në raundin tjetër të UEFA Europa League pasi mposhti 5:0 Freiburgun në stadiumin e Londrës.

Një paraqitje fantastike zhvilloi lojtari Mohammed Kudus, shkruan LIG Sport

Kudus shënoi dy gola në këtë ndeshje, madje i pari ishte i jashtëzakonshëm.

Ai mori topin nga zona e skuadrës së tij dhe kaloi pothuajse gjithë mbrojtjen kundërshtare dhe realizoi një gol tejet të bukur.

Kurse mënyra e festës ishte diçka speciale, të cilën s’e kemi parë duke e bërë ndonjë lojtar tjetër.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME