Skuadra qipriote AEK Larnaca po shfaq një nga mbrojtjet më të forta në garat evropiane këtë sezon.
Që nga fillimi i fazës së ligës në Conference League, nga shtatori i vitit të kaluar, AEK Larnaca ka zhvilluar shtatë ndeshje në Evropë dhe ka pësuar vetëm një gol, shkruan IndeksOnline.
Ky është numri më i ulët i golave të pësuar nga çdo skuadër në garat evropiane gjatë kësaj periudhe.
Edhe më impresionues është fakti se portieri dhe mbrojtja e skuadrës qipriote kanë përballuar plot 83 goditje drejt portës, por vetëm njëra prej tyre ka përfunduar në rrjetë.
Kjo statistikë tregon qartë disiplinën taktike dhe organizimin e jashtëzakonshëm në repartin defensiv.
Forma e fortë në mbrojtje ka qenë një nga arsyet kryesore pse AEK Larnaca po vazhdon të jetë një kundërshtar shumë i vështirë për çdo ekip në garat evropiane.
Sonte AEK Larnaca barazoi 0-0 si mysafire e Crystal Palace, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Conference League./IndeksOnline/

