Jude Bellingham futet në histori të Champions League duke lën pas edhe Iker Casillas me këtë statistikë…

Jude Bellingham ka vendosur një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve, duke u bërë futbollisti më i ri që arrin 60 ndeshje në historinë e këtij kompeticioni.

Mesfushori i Real Madridit e arriti këtë jubile në moshën 23 vjeç e 128 ditë, gjatë përballjes ndaj AEK Athinës në Greqi.

Deri më tani, këtë rekord e mbante Iker Casillas, i cili kishte regjistruar paraqitjen e tij të 60-të në moshën 23 vjeç e 167 ditë.

Kështu, Bellingham e tejkaloi ish-portierin madrilen për 39 ditë, shkruan “Goal”, përcjell “Gazeta Express”.

Anglezi kishte vendosur edhe një rekord tjetër në këtë drejtim, pasi në nëntor të vitit të kaluar ishte bërë lojtari më i ri që arrinte 50 paraqitje në Champions League.

Ai debutoi në këtë garë me Borussia Dortmundin në tetor të vitit 2020, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Në 60 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, 23 me Dortmundin dhe 37 me Real Madridin, Bellingham ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

Në këtë mënyrë, 23-vjeçari vazhdon të konfirmojë rëndësinë e tij në futbollin evropian, duke lënë pas emra të mëdhenj të historisë së Real Madridit. /Gazeta Express