Nuk i është ofruar rinovimi, bomberi do të largohet nga Barcelona

Epoka e Robert Lewandwoskit duket se po shkon drejt fundit. Edhe pse statistikat e tij janë ende në nivele të larta, Barcelona duket se nuk do t’i besojë më sulmuesit 37-vjeçar.

Siç raportojnë mediat spanjolle, bomberi polak do të largohet nga Barcelona në qershor të vitit 2026.

Kontrata e Lewandwoskit me katalanasit skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe nuk do të rinovohet.

Së bashku me sulmuesin polak, do të largohet edhe Andreas Christensen, pasi asnjërit nuk i është ofruar rinovimi. Të dy lojtarët u bashkuan me Barcelonën në verën e vitit 2022.