Jose Mourinho i “qepet” pas Edon Zhegrovës, ja sa ofron ekipi i Fenerbahçe

Jose Mourinho nuk do të heqë dorë nga lojtarët shqiptarë. Timonieri portugez dëshiron të përforcojë repartin e sulmit dhe tashmë në radarin e tij ka rënë Edon Zhegrova.

Futbollisti i Kosovës mund të largohet nga Lille gjatë kësaj merkatoje, pasi në drejtim të tij ka disa oferta. Paraqitja e tij pozitive në Ligue 1 ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Zhegrova ka spikatur me lojën e tij të shpejtë, teknikën dhe kreativitetin në krahun e djathtë. Gjithashtu Napoli dhe Atalanta janë dy skuadra nga Serie A që kanë shprehur interes konkret.

Klubi francez kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e Zhegrovës, ndërsa Fenerbahçe raportohet se po përgatit një ofertë fillestare prej 20 milionë eurosh. Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, teksa interesimi për lojtarin po rritet.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME