Kualifikueset e Botërorit 2026 janë futur në “kthesën e fundit” përsa i përket kombëtareve europiane. Në muajin nëntor, do të luhen sfidat e fundit që do të përcaktojnë shumëçka.
Ndërkohë që FIFA ka publikuar së fundmi, renditjen aktuale në 12 grupet e kualifikueseve. Ajo që bie në sy është se institucioni më i lartë i futbollit, ka “fshirë” nga lista Izraelin.
Pikërisht në grupin I të kualifikueseve të Botërorit, aty ku ndodhen Norvegjia, Italia, Estonia, Moldavia dhe Izraeli, emri i këtyre të fundit nuk figuron. Vendi i 3-të në atë grup është lënë bosh.
Një vendim drastik që vjen para Botërorit, ndoshta edhe një “sms” për një përjashtim të mundshëm që mund të vijë.


