Jobe Bellingham s’po kalon mirë te Dortmundi, po shënjestrohet nga klubi anglez

Jobe Bellingham është përfolur për një transferim te një klub befasues i Premierligës, pas vështirësive që po kalon te Borussia Dortmund.

Mesfushori 20-vjeçar ka ndjekur hapat e vëllait të tij, Jude Bellingham, duke u transferuar te klubi gjerman gjatë verës.

Vëllai më i madh, Jude, shkoi te Borussia Dortmund në verën e 2020 nga klubi i fëmijërisë, Birmingham City, para se të transferohej te Real Madrid më 2023 për një shifër të raportuar prej 103 milionë eurosh.

Jobe Bellingham u transferua në Gjermani verën e kaluar, pas pagesës së një shifre të raportuar prej 27.8 milionë paund nga Sunderland, shuma më e lartë që një klub i sapo-ngjitur në Premier League ka marrë për një lojtar.

Që nga ardhja e tij te Dortmund, Bellingham ka regjistruar 26 paraqitje në të gjitha kompeticionet për ekipin e Bundesligës, duke debutuar në Club World Cup gjatë verës. Megjithatë, ai ka vetëm një gol dhe tre asiste në të gjitha kompeticionet që nga transferimi në Gjermani.

Bellingham u ndëshkua me karton të kuq direkt në barazimin 1-1 jashtë fushe të Dortmundit ndaj Freiburg të dielën në mbrëmje.

Ramy Bensebaini kishte kaluar mysafirët në avantazh në pjesën e parë, para se Bellingham të ndëshkohej pas pak minutash pas pushimit. Lucas Holer barazoi për vendasit afër fundit të ndeshjes, duke siguruar një pikë për secilin ekip.

Në këto momente të vështira për Bellingham te Dortmund, raportohet se Manchester United po “ndjek nga afër progresin e tij”, sipas “Fichajes”.

Paris Saint-Germain gjithashtu përmendet si një klub tjetër i interesuar, dhe mosha, profili dhe potenciali i Bellingham mbeten tërheqës për klubet e mëdha.

United pritet të kërkojë të paktën një, ndoshta dy mesfushorë qendrorë deri në verën e ardhshme për disa arsye. Ky sektor i skuadrës së “Old Trafford” kërkon forcim, pas largimit të Christian Eriksen verën e kaluar, i cili nuk u zëvendësua.

Kontrata e Casemiros skadon verën e ardhshme dhe, edhe pse United kanë opsionin për ta zgjatur për një vit tjetër, kjo nuk është shumë e tërheqshme për klubin për shkak të pagave të larta që do t’i duhej t’i paguante brazilianit.

Gjithashtu ekziston pasiguri mbi të ardhmen afatgjatë të Kobbie Mainoo te United, i cili është përfolur për një huazim në afatin e janarit.

Megjithatë, një largim i mundshëm i Bellingham nga Dortmund duket i pamundur në këtë moment, pasi çdo shitje do të shihej si “parakohe dhe e dëmshme për planifikimin sportiv të klubit”, duke besuar se i duhet më shumë kohë dhe vazhdimësi për të ndihmuar lojtarin të gjejë formën e tij./GazetaExpress/