Arrihet marrëveshja paraprake, Zinedine Zidane rikthehet në stol pas 4 vitesh

Zinedine Zidane është një nga emrat më të përfolur në botën e futbollit. Ish-trajneri i Real Madrid, i cili aktualisht është i papunë që prej 2021 kur u largua nga ‘Los Blancos”, duket se do të rikthehet në stol sërish.

Pas më shumë se 4 vitesh, francezi do të jetë sërish trajner dhe sipas mediave franceze bëhet me dije se ish-futbollisti do të marrë drejtimin e Francës. Marrëveshja paraprake mes palëve është arritur dhe e gjitha kjo pritet të ndodhë pas Kupës së Botës 2026.

Siç dihet si lojtar, Zidane ka fituar Kupën e Botës në 1998 dhe pasi të marrë në dorë “frenat” e Kombëtares do të synojë të fitojë trofe edhe si trajner.