Ukraina vs Shqipëria

Ndeshjet miqësore shpesh shërbejnë si terren testues për taktika të reja dhe rotacion të lojtarëve — dhe përballja mes Ukrainës dhe Shqipërisë në Brann StadionBergen nuk bën përjashtim.

Të dy kombëtaret vijnë pas humbjeve dhe kjo ndeshje u jep trajnerëve Sergiy Rebrov dhe Sylvinho një mundësi të mirë për me testu skuadrën, sidomos integrimin e lojtarëve të rinj dhe kombinimet e reja në fushë.

Te Ukraina, vëmendja shkon te Oleksandr Zinchenko, i cili mund të luaj si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje dhe kontrollon ritmin e lojës, si dhe te Roman Yaremchuk, që pritet me sjell forcë dhe finalizim në sulm.

Për Shqipërinë, sytë janë te Armando Broja, që me lëvizjet e tij mund t’i hapë probleme mbrojtjes ukrainase, dhe te Kristjan Asllani, i cili është kyç në ndërprerjen e aksioneve dhe nisjen e kundërsulmeve.

Stat interesant: Të dy ekipet kanë vetëm nga 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit — një tregues i qartë që të dyja kanë nevojë për reagim.

Parashikimi: Double chance – Ukrainë ose barazim.
Ukraina humbi 3-1 ndaj Suedisë, ndërsa Shqipëria 2-1 ndaj Polonisë. Historikisht janë të barabarta dhe pritet një ndeshje e fortë, por Ukraina ka një avantazh të lehtë për shkak të kontrollit të lojës.

Ndeshja pritet të zhvillohet me ritëm taktik — Ukraina me posedim më të madh dhe Shqipëria duke kërku kundërsulme dhe raste nga ndërprerjet. Duke parë stilin e lojës së të dyja ekipeve, edhe opsioni “nën 2.5 gola” duket mjaft i mundshëm.

Forma e Ukrainës ka qenë e paqëndrueshme: humbje 3-1 ndaj Suedisë, fitore 2-0 ndaj Islandës, humbje e thellë 4-0 ndaj Francës dhe fitore e ngushtë 2-1 ndaj Azerbajxhanit — çka tregon luhatje si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

LINKU KRYESORË