ZYRTARE/ Zbulohet data, presidenti i Beshiktashit për Ernest Muçin: Është shumë e vështirë që…

Tashmë ka një datë zyrtare për të mësuar të ardhmen e Ernest Muçit. Nëse Trabzonspori nuk shfrytëzon opsionin e blerjes së kartonit deri më 10 maj, atëherë mesfushori me tipare sulmuese do të kthehet te Beshiktashi në edicionin e ardhshëm. Presidenti i Beshiktashit, Serdal Adali, tregoi se dëshiron rikthimin e Muçit.

Kështu presidenti i Beshiktashit u shpreh se shpreson që Trabzonspori dhe Kaljari, të mos shfrytëzojnë opsionin e blerjes për lojtarët që kanë në huazim. Trabzonspori po projekton transferimin e Ernest Muçit, ndërsa Kaljari të Semih Kiliçsoi.

“Disa nga lojtarët që dërguam në huazim do të largohen. Opsioni për blerjen e kartonit të Ernest Muçit vlen deri më 10 maj. Në anën tjetër Semih Kiliçsoi ishte diçka rreth fillimisht të qershorit.

Shpresoj, që nuk do të shfrytëzohen opsionet për blerjen e kartonit. Pasi është shumë e vështirë që të blesh një lojtar për aq para. Ne nuk kemi diskutuar zbritje”, u shpreh presidenti Adali për “HT Spor”.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL