“Frizeri” i Cucurellas del të jetë “spiuni” i formacionit te Chelsea

Një skandal ka “shpërthyer” te klubi i Chelseat pak para ndeshjes së mbrëmshme ndaj Brightonit, të cilën e humbën 3:0.

Disa orë para ndeshjes, një llogari në “X” shkroi për mungesën e dyshes: Cole Palmer dhe Joao Pedro, shkruan Indeksonline

Ky ishte një informacion i brendshëm i klubit dhe kur u shfaq në rrjetet sociale të gjithë i shin të befasuar.

Kush e postoi? Doli të jetë “frizeri” i mbrojtësit, Marc Cucurella.

I cili e postoi këtë informacion, pastaj e fshiu dhe e mbylli të gjithë llogarinë e tij.

Javë më parë, trajneri Liam Rosenior akuzoi dikë në klub se dikush po i jep informacione të formacionit gazetarëve./Indeksonline/