Arabia Saudite ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili do ta drejtojë kombëtaren në Kupën e Botës. Tekniku grek, Giorgos Donis ka marrë drejtimin e Arabisë Saduite duke ardhur si zëvendësues i Herve Renard.
Ai ka nënshkruar kontartë deri në korrik të vitit 2027. Donis ka drejtuar disa klube në karrierën e tij, si AEK Athina e PAOK, derisa ka një përvojë të gjatë edhe në kampionatin arab të futbollit.
Ai ka drejtuar klubet Al-Hilal dhe Al-Fateh, dhe së fundi me klubin Al-Khaleej, e kjo e ndihmon të përshtatet shpejt me fazën e ardhshme.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Donis ka arritur disa suksese, ndër më të rëndësishmet: titulli i ligës (2013–2014), Kupa e Kurorës së Princit (2013–2014), Kupa e Mbretit (2015), Kupa e Princit të Kurorës (2015–2016), si dhe Superkupa Saudite (2015).
PANORAMASPORT.AL

