Ronaldo dëshiron t’i arrijë tri objektiva historike para pensionimit, një veçse ka arritur Messi

Nëse dikush mendon se Cristiano Ronaldo po mendon të pensionohet në moshën 41-vjeçare, e ka gabim.

Dëshira e tij për të fituar mbetet e fortë dhe ai ka tre objektiva ambicioze përpara, që mund ta çojnë në historinë më elitare të futbollit.

Objektivi i parë dhe më i afërt është fitimi i Botërorit, trofeu më i rëndësishëm që mungon në karrierën e tij dhe që rivali i tij i madh, Lionel Messi, e ka fituar.

Megjithatë, kjo mbetet sfidë e vështirë, pasi Portugalia nuk e ka fituar kurrë këtë turne, me arritjen më të mirë gjysmëfinalet në vitet 1966 dhe 2006.

Gjithsesi, Portugalia ka surprizuar më parë duke fituar EURO 2016, ndaj Ronaldo nuk dorëzohet.

Edhe pse nuk është më në nivelin e viteve të arta, ai vazhdon të bëjë diferencën në fushë.

Pas Botërorit, ai synon një tjetër rekord historik: arritjen e 1000 golave në karrierë.

Aktualisht, sulmuesi i Al Nassr ka rreth 969 gola dhe duket i vendosur ta arrijë këtë shifër të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, Messi ka rreth 905 gola dhe nuk duket aq i fokusuar për këtë rekord.

Së fundmi, ai madje ia la një penallti Nicolas Otamendit për ta shënuar, një sinjal se prioritetet e tij janë të ndryshme. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk po mendon për pensionimin.

Sfida e tretë për Ronaldon është mundësia për të luajtur në të njëjtin ekip me djalin e tij, Cristiano Ronaldo Jr.

Raportimet e fundit sugjerojnë se Al Nassr po mendon ta promovojë atë në ekipin e parë, duke krijuar një moment historik si në rastin e LeBron James dhe djalit të tij.

Raste të tilla në futboll janë shumë të rralla, sidomos në nivelet më të larta. Cristiano Jr. mbush 16 vjeç në qershor dhe mund të realizojë një nga ëndrrat më të mëdha të babait të tij: të luajnë bashkë dhe të hyjnë së bashku në histori./GazetaExpress/