Kanë mbetur edhe 40 ditë nga fillimi i Kupës së Botës.
Për herë të parë, 48 ekipe kombëtare do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror, i cili nis me 11 qershor dhe zhvillohet në tre shtete, ShBA, Meksikë dhe Kanada, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i njohur, Jose Mourinoh ka bërë parashikimin e tij, për kombëtaren që do të triumfoj këtë edicion.
Tekniku portugez ka befasur, duke thenë se Brazili në krye me Carlo Ancelottin janë favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës.
“Unë besoj se Brazili mund të fitojë Kupën e Botës, Carletto është Carletto. Njerëzit nuk besojnë se Brazili është i aftë. Por për mua, Brazili me Ancelottin është një gjë, dhe Brazili pa Ancelottin është diçka tjetër”, ka deklarar Mourinho./IndeksOnline/

