VIDEO/ Gjyqtari e nokauton njërin nga stafin e trajnerëve me një goditje karateje

Ky është momenti i pabesueshëm kur një gjyqtar e nokauton një anëtar të zemëruar të stafit të një ekipi që po humbte me një goditje karateje në fytyrë gjatë një ndeshjeje të ligës peruviane.

Luis Alegre goditi me këmbën e djathtë ndërsa një burrë kishte hyrë në fushë dhe po vraponte drejt tij me qëllimin e dukshëm për ta sulmuar me një shishe plastike në dorë.

Ai e goditi në kokë kundërshtarin e tij, duke e rrëzuar në tokë dhe duke shkaktuar ndërhyrjen e policisë para se situata të përkeqësohej më tej, pasi gjyqtari dhe asistentët e tij u rrethuan nga lojtarë të zemëruar që kërkonin hakmarrje.

Dramat ndodhën në minutën e 82-të të ndeshjes së Sport Huaquilla në Copa Peru kundër Magdalena në Ancash, në veri të kryeqytetit peruvian Lima.

Pamjet televizive treguan se gjithçka ndodhi pasi z. Alegre nxori një karton të kuq, pasi një nga asistentët e tij dukej se po tregonte drejt dikujt nga stoli i Magdalenas.

Videoja tregoi se gjyqtari guximtar nuk ishte fillestar në artet marciale – këmba e tij e djathtë u përplas plotësisht në nofullën e individit të paidentifikuar, i cili u vërsul drejt tij dhe tentoi ta godiste me shishen e tij plastike të ujit.

Në mënyrë të habitshme, Luis arriti ta mbante kartonin e kuq që po e mbante në dorën e majtë, pavarësisht reagimit të shpejtë ndaj sulmit nga i cili do të bëhej viktimë.

Asistenti më i afërt me ngjarjen vrapoi drejt të dyve para goditjes së stilit karate, në një përpjekje të dukshme për të mbrojtur kolegun e tij, megjithëse përfundoi duke u përpjekur të qetësonte situatën diku tjetër në fushë, ndërsa situata rrezikonte të dilte jashtë kontrollit.

Burri që mori goditjen nga teknika marciale e gjyqtarit u ngrit pak momente pasi u rrëzua, i trullosur – dhe ndoshta për fatin e tij të mirë, u bind të mos reagojë nga një lojtar i ekipit të tij që i vendosi krahët rreth tij dhe e largoi.

Komentatorët e ndeshjes reaguan duke thënë, kur ishte tashmë tepër vonë: “Qetësohuni djema, qetësohuni”, para se të shtonin ndërsa ndërhynte policia: “Kjo lloj gjëje nuk mund të ndodhë.”

Ndeshja u pezullua pas incidentit.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse burri i goditur në fytyrë kishte nevojë të dërgohej në spital apo nëse ai dhe gjyqtari do të përballeshin me ndonjë masë disiplinore./GazetaExpress/