PSG u bashkohet klubeve legjendare, kishte 30 vite që nuk ndodhte një gjë e tillë në finalen e Champions

PSG ka siguruar për të dytin vit radhazi pranin në finalen e Ligës së Kampioneve ku përballë Arsenalit do të përpiqet të mbrojë fronin që e fitoi në vitin e kaluar duke mundur në finale Interin.

Për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrike, është një rrugëtim mbresëlënës, me një futboll shumë të bukur, të denjë për t’u quajtur një dinasti fituese. Dhe në fakt, PSG i bashkohet disa skuadrave legjendare që kanë shijuar dy finale të Ligës së Kampioneve radhazi, duke mos qenë pjesë e katër kampionateve kryesore në Europë.

E para që shkoi tre herë radhazi në vitet 1961, 1962 dhe 1963 ishte Benfika e Euzebios. Më pas në vitet 1971, 1972 dhe 1973 e kishte radhën Ajaksi i “futbollit total”. Përsëri holandezët ishin ata të cilët shijuan dy finale radhazi, në vitet 1995 dhe 1996. Që atëherë, e derisa erdhi radha e PSG-së, asnjë klub tjetër jashtë katërshes së madhe në Europë nuk e kishte arritur këtë objektiv.

PANORAMASPORT.AL