Milani arrin akordin me trajnerin e ri, zbulohen detajet e kontratës me pasardhësin e Alegrit.

Ruben Amorim është një hap larg të bëhet trajner i Milanit.

Trajneri, i cili më parë ka punuar me Bragën, Sporting CP dhe Mançester Junajtidin, ka pranuar kontratën dyvjeçare me opsionin e një të tretë që i është ofruar nga kuqezinjtë.

41-vjeçari do të nënshkruajë këtë javë dhe do t’i bashkohet “Djallit” duke shpresuar të ketë një sezon më të mirë se ai që sapo përfundoi.

Amorim do të fitojë 3.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse, dukshëm më pak se sa fitonte te “Djajtë e Kuq”.

Emërimi i një drejtori teknik dhe një drejtori sportiv do të bëhet gjithashtu së shpejti, me Markus Krosche të Eintraht Frankfurt në pozicionin “pole position”. Ai mund të sjellë Timo Hardung, 36-vjeçarin që aktualisht është në krye të klubit gjerman, i  cili përfundoi i teti në sezonin 2025-26 të Bundesligës.

PANORAMASPORT.AL